MANUAL PËRDORIMI

Dashboard është faqja kryesore pasi hyn në aplikacion, ku paraqiten raportet e totalit të Shitjeve, Blerjeve, Pagesave dhe Arkëtimeve. Sipas imazhit të mëposhtëm, në menunë e poshtme të dashboard mund të klikojmë:

  • Kreu, për të hapur faqen e Dashboard
  • Produktet, për të hapur listën e produkteve
  • Shitje, për të shtuar një dokument shitje
  • Arkë, për të hapur listën e arkave
  • Magazinat, për të hapur listën e magazinave



post-body-image
  • Kreu, për të hapur faqen e Dashboard
  • Produktet, për të hapur listën e produkteve
  • Shitje, për të shtuar një dokument shitje
  • Arkë, për të hapur listën e arkave
  • Magazinat, për të hapur listën e magazinave
post-body-image

2.1. Lista e produkteve
Listën e produkteve mund ta hapim nga menuja në Dashboard, siç shpjegohet më lart, ose nga menuja anësore duke klikuar tri vijat.


post-body-image          post-body-image
post-body-image

post-body-image

Në listën e artikujve shfaqen kodi i artikullit, përshkrimi, çmimi dhe data e krijimit. Për të modifikuar apo fshirë një artikull duhet të klikojmë mbi artikullin.

2.2. Shtimi i një produkti
Për të shtuar një artikull të ri duhet të klikojmë mbi butonin + në fund të faqes. Për të shtuar një produkt të ri duhen plotësuar fushat: Kodi, Përshkrimi, Njësia e artikullit dhe Niveli i tvsh-së për artikullin. Gjithashtu, mund të përzgjidhet çmimi dhe zbritja analitike për artikullin. Më pas klikojmë butonin Shto Artikull.

2.2.1 Shtimi i Barkodit. Për të shtuar barkode për artikullin duhet të klikojmë butonin portokalli Barkode e më pas butonin + që shfaqet në dritare. Pasi kemi skanuar barkodin, klikojmë OK. Nëse duam të shtojmë një barkod tjetër klikojmë përsëri tek +, në të kundërt klikojmë butonin Ruaj.

post-body-image

2.2.2 Shtimi i njësisë së artikullit. Për të shtuar njësi artikulli klikojmë butonin + anash listës së njësive. Plotësojmë kodin e njësisë së re dhe më pas butonin Shto.


2.2.3 Shtimi i nivelit të TVSH. Për të shtuar nivelin e Tvsh-së klikojmë butonin + anash listës së niveleve të Tvsh. Plotësojmë Kodin, Emërtimin dhe Përqindjen e Tvsh, e më pas klikojmë butonin Shto.


2.2.4 Shtimi i Çmimit të Artikullit. Për të shtuar çmim artikulli klikojmë butonin + anash listës së çmimeve. Përzgjedhim nivelin e çmimit që do i përkasë ky çmim, Datën e fillimit dhe Datën e Mbarimit kur çmimi do të jetë aktiv, vlerën e çmimit, e më pas klikojmë butonin Vendos Çmimin.


2.2.5 Shtimi i Nivelit të Çmimit të Artikullit. Për të shtuar çmim artikulli klikojmë butonin + anash listës së niveleve të çmimeve. Plotësojme Kodin, Emërtimin dhe Monedhën e më pas klikojmë Shto.


2.2.6 Shtimi i Zbritjes Analitike të Artikullit. Për të shtuar zbritje analitike për artikullin klikojmë butonin + anash listës së niveleve të çmimeve. Përzgjedhim nivelin e zbritjes që do i përkasë, Datën e fillimit dhe Datën e Mbarimit kur zbritja do të jetë aktive, vlerën e zbritjes, e më pas klikojmë butonin Shto Zbritje Analitike.


2.2.7 Shtimi i Nivelit të Zbritjes Analitike të Artikullit. Për të shtuar nivel të zbritjes analitike klikojmë butonin + anash listës së niveleve të zbritjeve. Plotësojmë Kodin e më pas klikojmë Shto.

3.1. Lista e klientëve/furnitorëve
Listën e klientëve/furnitorëve e hapim nga menuja anësore duke klikuar tri vijat. Në listën e klientëve/furnitorëve shfaqen kodi dhe përshkrimi. Për të modifikuar apo fshirë një klient/furnitor duhet të klikojmë mbi të.

post-body-image

3.2. Shtimi i një klienti/furnitori
Për të shtuar një klient/furnitor të ri duhet të klikojmë mbi butonin + në fund të faqes. Duhen plotësuar fushat: Kodi, Përshkrimi, LLoji (Klient apo Furnitor) dhe Monedha. Gjithashtu, mund të plotësohen edhe të dhëna si Nipt, Adresa, Telefoni, Email. Klientit/furnitorit mund t'i përcaktohet një Nivel çmimi, Nivel zbritje Analitike, Nivel Zbritje Totale. Më pas, klikojmë butonin Shto Klient/Furnitor në fund të faqes.

post-body-image

3.2.1 Shtimi i Nivelit të Çmimit. Për të shtuar nivel çmimi për klientin/furnitorin klikojmë butonin Shto nivel çmimi dhe plotësojmë Kodin, Emërtimin dhe Monedhën për nivelin e ri të çmimit në dritaren që shfaqet. Më pas, klikojmë butonin Shto.

post-body-image

3.2.2 Shtimi i Zbritjes Analitike. Për të shtuar një nivel të ri të Zbritjes Analitike për klientin/furnitorin klikojmë butonin Shto zbritje analtike e më pas plotësojmë kodin e Zbritjes dhe klikojmë butonin Shto.

3.2.3 Shtimi i Zbritjes Totale. Për të shtuar një Zbritje Totale për klientin/furnitorin klikojmë butonin Shto zbritje totale, e më pas plotësojmë Kodin e Zbritjes, Llojin (Përqindje ose Vlerë), vlerën e zbritjes dhe klikojmë butonin Shto Nivel Zbritjeje.

post-body-image

4.1. Lista e arkave
Listën e arkave mund ta hapim nga menuja në Dashboard ose nga menuja anësore.

4.2. Shtimi i një arke
Për të shtuar një arkë të re duhet të klikojmë mbi butonin + në fund të faqes. Plotësojmë fushat e Kodit, Emërtimit, Monedhën dhe më pas klikojmë Shto Arkë.

post-body-image          post-body-image
post-body-image

post-body-image

5.1. Lista e shitjeve
Listën e shitjeve e hapim nga menuja anësore. Për të modifikuar apo fshirë një dokument duhet të klikojmë mbi të.

5.2. Shtimi i një dokumenti shitje
Për të shtuar një dokument të ri duhet të klikojmë mbi butonin + në fund të faqes. Produktet mund t'i shtojmë duke i skanuar barkodin (pamja e parë që hapet kur shtojmë shitje) ose me Text.

5.2.1 Shtimi i artikullit me skanim barkodi. Skanojmë barkodin e artikullit që duam të shesim. Në çdo skanim të të njëjtit barkod rritet sasia e artikullit. Në menunë në fund të faqes mund të shikojmë të dhënat për artikullin e skanuar.

post-body-image

5.2.2 Shtimi i artikullit me Text. Klikojmë butonin Text në krye të faqes. Klikojmë zgjidh artikull dhe përzgjedhim artikullin nga lista e shfaqur, më pas klikojmë butonin Zgjidh Artikull. Në menunë e poshtme që shfaqet plotësojmë sasinë, çmimet dhe zbritjen sipas dëshirës dhe në fund klikojmë Shto Artikull l. Përsërisim procesin nëse duam të shtojmë Artikuj të tjerë. Nëse e zgjodhëm gabimisht artikullin klikojmë x.

post-body-image

Pasi kemi shtuar të gjithë artikujt në dokument tërheqim shigjetën e vogël portokalli në të majtë, për të plotësuar të dhëna të tjera të dokumentit (Magazinën, Klientin, Zbritjen Totale, Datën) dhe në fund klikojmë butonin Regjistro Shitje.

post-body-image          post-body-image
post-body-image

post-body-image

6.1. Lista e magazinave
Listën e magazinave mund ta hapim nga menuja në Dashboard ose nga menuja anësore.

6.2. Shtimi i një magazine
Për të shtuar një magazinë të re duhet të klikojmë mbi butonin + në fund të faqes. Plotësojmë fushat e Kodit, Emërtimit, Adresën dhe më pas klikojmë Shto Magazinë.

post-body-image          post-body-image
post-body-image

post-body-image

7.1. Lista e dokumentave të hyrjeve në magazinë
Listën e dokumentave të hyrjeve në magazinë mund ta hapim nga menuja anësore.

7.2. Shtimi i një dokumenti hyrje në magazinë
Për të shtuar një dokument të ri duhet të klikojmë mbi butonin + në fund të faqes. Plotësojmë fushat e Datës, Magazinës, Adresës, Shënimeve dhe më pas klikojmë Shto Artikull. Përzgjedhim artikullin nga lista, plotësojmë sasinë dhe më pas klikojmë Shto Artikull. Përsërisim të njëjtin veprim nëse duam të shtojmë artikuj të tjerë. Pasi kemi shtuar të gjithë artikujt klikojmë Vazhdo dhe më pas klikojmë Shto Hyrje në Magazinë.

post-body-image          post-body-image
post-body-image

post-body-image

8.1. Lista e dokumentave të daljeve nga magazina
Listën e dokumentave të daljeve nga magazina mund ta hapim nga menuja anësore.

8.2. Shtimi i një dokumenti dalje nga magazina
Për të shtuar një dokument të ri duhet të klikojmë mbi butonin + në fund të faqes. Plotësojmë fushat e Datën, Magazinën, Adresën, Shënime. Nëse do të bëhet transferim nga njëra magazinë në tjetrës, përzgjedhim fushën Për Transferim dhe nga lista zgjedhim magazinën Destinacion. Më pas klikojmë Shto Artikull. Përzgjedhim artikullin nga lista, plotësojmë sasinë dhe më pas klikojmë Shto Artikull. Përsërisim të njëjtin veprim nëse duam të shtojmë artikuj të tjerë. Pasi kemi shtuar të gjithë artikujt klikojmë Vazhdo dhe më pas klikojmë Shto Dalje në Magazinë.

post-body-image

Të dhënat për ndërmarrjen ku jemi duke punuar i gjejmë në menunë anësore - Ndërmarrje. Për t'i modifikuar klikojmë mbi ndërmarrjen dhe pasi kemi bërë ndryshimet klikojmë butonin portokalli në fund djathtas.

post-body-image

10.1. Lista e Blerjeve
Listën e blerjeve e hapim nga menuja anësore. Për të modifikuar apo fshirë një dokument duhet të klikojmë mbi të.

10.2. Shtimi i një dokumenti blerje
Për të shtuar një dokument të ri duhet të klikojmë mbi butonin + në fund të faqes. Produktet mund t'i shtojmë duke i skanuar barkodin (pamja e parë që hapet kur shtojmë shitje) ose me Text. Shtimi i artikujve është i njëjtë si në dokumentin e shitjes.

11.1. Lista e Arkëtimeve
Listën e dokumentave të arkëtimeve e hapim nga menuja anësore. Për të modifikuar apo fshirë një dokument duhet të klikojmë mbi të.

11.2. Shtimi i një dokumenti arkëtimi
Për të shtuar një dokument të ri duhet të klikojmë mbi butonin + në fund të faqes. Duhet të plotësojmë fushat e Magazinës, Klientit dhe vlerën e arkëtuar. Më pas, klikojmë Regjistro Arkëtim.

post-body-image

12.1. Lista e Pagesave
Listën e dokumentave të pagesave e hapim nga menuja anësore. Për të modifikuar apo fshirë një dokument duhet të klikojmë mbi të.

12.2. Shtimi i një dokumenti pagese
Për të shtuar një dokument të ri veprojmë në të njëjtën mënyrë si për dokumentin e arkëtimit.

Për të ndryshuar gjuhën në menunë anësore përzgjedhim Gjuha, më pas klikojmë mbi gjuhën që duam dhe në fund klikojmë butonin Ruani Gjuhën.

Për të ndryshuar konfigurimet në menunë anësore përzgjedhim Konfigurime. Tek konfigurimet mund të përcaktojmë klientin e parazgjedhur kur krijojmë dokumentin e shitjes, furnitorin e parazgjedhur kur krijojmë dokumentin e blerjes, magazinën e parazgjedhur kur krijojmë dokumentin e shitjes dhe nëse duam të aktivizojmë kontrollin e gjendjes në program ose jo. Pasi kemi përfunduar konfigurimet që duam klikojmë butonin Konfirmo.

15.1. Integrimi me Alpha
Për të konfiguruar integrimin me Alpha, në menunë anësore përzgjedhim Integrime, e më pas Alpha. Plotësojmë të dhënat në formën që shfaqet.

  • Url-ja e integrimit: Url-ja e servisit që bën integrimin me Alpha
  • Connection String Name: emër unik që identifikon kompaninë tuaj në Alpha
  • Përdoruesi: username i përdoruesit që do përdoret për të bërë integrimin
  • Fjalëkalimi: fjalëkalimi i përdoruesit që do përdoret për të bërë integrimin
  • Kodi i Ndërmarrjes: kodi i ndërmarrjes përkatëse në Alpha
  • Formati i Importit: emri i formatit të importit për shitjen në Alpha

Entitetet që integrohen nga Alpha në Mobi janë:

  • Nivelet e taksave
  • Njësitë e artikullit
  • Artikujt
  • Çmimet e artikullit
  • Klientët/Furnitorët
  • Magazinat

Entitetet që integrohen nga Mobi në Alpha:

  • Dokumentat e Shitjes, të cilët dërgohen automatikisht sapo krijohet një dokument i ri.

Për të sinkronizuar për shembull artikujt, tek lista e artikujve klikojmë 3 pikat që ndodhen lart djathas, e më pas klikojmë Sinkronizo të dhënat.

post-body-image          post-body-image
post-body-image

post-body-image

15.2. Integrimi me Google Spreadsheet
Për të importuar artikujt përmes file në Google SpreadSheet, fillimisht klikojmë në butonin Gjenero një dokument spreadsheet.

post-body-image

Pasi kemi ndjekur hapat për të autorizuar Mobi të aksesojë Google Spreadsheet të adresës tuaj, një dokument spreadsheet, i titulluar Articles, do të krijohet në Drive e llogarisë tuaj. Pasi të kemi plotësuar këtë dokument me të dhënat e artikujve që doni të importoni, shkoni përsëri tek i njëjti ambient në Mobi dhe klikoni butonin Import Data. Më pas do të listohet dokumenti që është krijuar në Drive, klikoni mbi dokumentin dhe do të bëhet importi i artikujve.

post-body-image          post-body-image
post-body-image

post-body-image

Për të ftuar përdorues të tjerë në ndërmarrjen tënde zgjedhim në menunë kryesore Përdoruesit. Plotësojmë emrin e përdoruesit, email-in dhe fjalëkalimin të cilat do të shërbejnë për përdoruesin e ri për t'u futur në program. Gjithashtu, duhet t'i përcaktojmë një rol përdoruesit të ri nga lista e roleve. Në email-in e vendosur përdoruesi i ri gjithashtu do të marrë një mesazh përsa i përket ftesës me kredencialet për t'u futur në Mobi.

Për të shtuar rol të ri, i cili mund t'i lidhet përdoruesve që ftojmë në ndërmarrje, shkojmë tek menuja anësore, Role. Klikojmë butonin portokalli +, më pas plotësojmë Kodin dhe Përshkrimin e Rolit. Më pas, klikojmë Konfiguro të drejtat. Përzgjedhim kompaninë tek e cila do t'i shtojmë këto të drejta, përzgjedhim të drejtat që duam të japin për çdo ambient, e më pas klikojmë Ruaj në fund të faqes.

post-body-image          post-body-image          post-body-image
post-body-image

post-body-image

post-body-image

Për të aksesuar të dhënat e profilit tënd në menunë anësore përzgjedhim Profili. Për të modifikuar të dhënat klikojmë butonin portokalli në fund të faqes. Pasi kemi bërë ndryshimet e nevojshme klikojmë përsëri butonin portokalli në fund të faqes.

Për të ndryshuar fjalëkalimin klikojmë butonin Ndrysho fjalëkalimin, plotësojmë fjalëkalimin ekzistues dhe atë të ri, e më pas i japim Ruaj.

post-body-image          post-body-image          post-body-image
post-body-image

post-body-image

post-body-image

Për të dalë nga programi klikojmë në menunë anësore Dil.